Lulzim Peci

Lulzim Peci: Udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës, Gjykatën Kushtetuese e shohin si të jetë e Serbisë e jo e shtetit tonë

Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave ( KIPRED), Lulzim Peci ka vlerësuar se udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës, Gjykatën Kushtetuese e shohin si të jetë e Serbisë e jo e shtetit tonë. Ai është cituar të ketë deklaruar më tutje se i vetmi institucion që mund të ndryshojë nenet e draft-statutit të Asociacionit është Gjykata Kushtetuese. “E kalon apo jo testin, unë mendoj se ky draft-statut të nënshkruhet, të shndërrohet në statut, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, e pastaj institucionet përgjegjëse të Kosovës, ku edhe vet Presidenca mund t’i çojë komente atje, edhe grupet parlamentare, aty mandej zhvillohet beteja juridike. Dhënia e komenteve tani tek Bashkimi Evropian nuk çon peshë, sepse ky draft nuk mund të ndryshohet tani nga Bashkimi Evropian. I vetmi institucion është Gjykata Kushtetuese” ka thënë mes tjerash Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …