leoni

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Lulzim Rafuna: Protesta e bizneseve s’ka prapavijë politike – gati gjysma e kompanive rrezikojnë prodhimin dhe punësimin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar ndaj komenteve që sugjerojnë se protesta e bizneseve kundër kalimit në tregun e lirë të energjisë ka pasur motiv politik. Rafuna ka theksuar se protesta është organizuar në mënyrë të pavarur nga vetë bizneset dhe Oda Ekonomike, pa përfshirje apo koordinim me ndonjë subjekt politik. “Asnjë parti politike nuk e kemi kontaktuar për mbështetje. Asnjë parti nuk është njoftuar nga ne për protestën. Jemi shtëpi e biznesit, jo politikës, dhe nuk është e drejtë të thuhet se po politizohet,” deklaroi Rafuna. Ai bëri të ditur se një analizë e brendshme e Odës me mbi 1,300 kompani anëtare ka nxjerrë rezultate shqetësuese. Sipas saj, 46.8 për qind e këtyre bizneseve kanë paralajmëruar reduktim të prodhimit dhe ulje të numrit të punëtorëve si pasojë e kalimit të papërgatitur në tregun e lirë të energjisë. “Rreziku është real dhe i menjëhershëm për sektorin privat,” paralajmëroi Rafuna, duke shtuar se një vendim i tillë në këtë periudhë pasigurie ekonomike mund të shkaktojë dëme të rënda sociale dhe strukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti dhe stafi nëntëfishojnë shpenzimet – rekorde në dreka dhe darka

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shënuar një rritje të ndjeshme të shpenzimeve gjatë mandatit …