Lumir Abdixhiku: BE të aplikojë standarde të njëjta për rajonin dhe të jap liberalizimin për Kosovën

Lumir Abdixhiku: BE të aplikojë standarde të njëjta për rajonin dhe të jap liberalizimin për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Bashkimi Evropian duhet të aplikojë standarde të njëjta për Ballkanin Perëndimor duke liberalizuar vizat për Kosovën. Ai këto komente i bëri në një video-konferencë në Samitin e Partive Popullore Evropiane për Ballkanin Perëndimor që u mbajt të martën në Lubjanë. “Në vigjilje të Samitit të BE-së që do të mbahet, përfaqësuesit më të lartë të BE-së ritheksuan të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kryetari Abdixhiku kërkoi që BE-ja të aplikojë standarde të njëjta për këtë pjesë të rajonit duke liberalizuar vizat për Kosovën dhe që pesë vendet tjera të BE-së të njohin Republikën e Kosovës si dhe të hapin rrugën e shtetit tonë drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e bërë nga LDK.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …