Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e realizimit të investimeve kapitale në Kosovë

Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e realizimit të investimeve kapitale në Kosovë. Ai ka thënë se po  kalon viti i dytë qeverisës, vera e dytë e kohës së punimeve dhe asnjë projekt kapital nuk po merr formë në vendin tonë. As edhe një shenjë e lënë”, ka thënë Abdixhiku, i cili  i ka drejtuar edhe disa pyetje për punën e Kurtit. “Kur keni parë kryeministrin e Kosovës të fillojë, përurojë apo edhe të flasë për ndonjë projekt madhor kudo në Kosovë? Cilën vendpunishte me punëtorë e ka nisur ai apo kjo Qeveri deri më sot? Premtimet e 40 çerdheve në Kosovë, të 4000 banesave sociale, të rrugëve rajonale, bankave zhvillimore e aseteve sovrane – nuk kanë filluar as edhe në letër. Dhe për aq sa merr kohë një projekt të nisë e përfundojë, edhe dy verat e ardhshme të këtij mandati do të shkojnë pa asnjë shenjë të lënë”. Kosova ka nevojë për projekte të guximshme dhe të mëdha; për investime kapitale në spitale, shkolla, infrastrukturë rrugore, stadiume, salla kulturore, energji, në  çdo fushë të jetës publike”.

Kontrolloni gjithashtu

Përçarje në GUXO, Blakaj me akuza të rënda ndaj Gërvallës dhe Pecit

Përçarjet brenda Partisë Guxo po thellohen, pasi ish-anëtari i kryesisë së degës në Pejë, Ruzhdi …