Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për tubimin qendror që LDK-ja do ta mbajë sonte, në orën 18:00, në sheshin Skënderbeu, në Prishtinë

Kryetari  i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për tubimin qendror që partia e tij do ta mbajë sonte në orën 18:00 në sheshin Skënderbeu, në Prishtinë. Ai pas një fushate intensive dhe shumë të përgatitur ka ftuar të gjithë përkrahësit që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës. Sonte, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Shesh, në tubimin më të madh elektoral në vend! Ejani, në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në manifestimin  që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë. Le të ketë festë! Sepse kushtrimi ka rënë tashmë! Fitore, dhe asgjë më pak, ka nënvizuar, kryetari  i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …