Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet më të fundit politike në vend dhe ndikimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Abdixhiku falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, sidomos në proceset integruese euroatlantike, forcimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik. Në fokus të diskutimit ishte nevoja urgjente për rishikimin dhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së, të cilat sipas Abdixhikut po cenojnë drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Bëra thirrje për rishqyrtim të këtij vendimi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos jenë ata që paguajnë çmimin e zhvillimeve politike, theksoi Abdixhiku.
