Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kërkuam të drejtën për votim, por VV po insiston në procedura jokushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti, partia e tij ka kërkuar konsensus politik për tejkalimin e ngërçit institucional, por është përballur me mungesë vullneti nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Abdixhikut, LDK-ja ka kërkuar që deputetëve t’u garantohet e drejta kushtetuese për të votuar “për”, “kundër” apo “abstenim” për kandidaturat e propozuara për kryetar Kuvendi. Ai tha se në emër të LDK-së, do të votonin kundër kandidatit të VV-së, porse kjo e drejtë po u mohohet për shkak të insistimit në procedura të fshehta të votimit, të cilat sipas tij, janë në kundërshtim me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. “Ne nuk mund të marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës. Po kërkojmë thjesht të drejtën për të votuar, gjë që sot na pamundësohet”, tha Abdixhiku. Ai shtoi se edhe pse ekziston potencial për ndërtimin e një shumice me përfshirjen e votave nga NISMA dhe AAK, Vetëvendosje po mban pozicione të pandryshuara që, sipas tij, kanë çuar vendin në krizë. “Pas 30 ditësh, vendi hyn në një fazë të paqartë historike dhe do të kërkojë një interpretim të ri kushtetues,” paralajmëroi Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …