Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku: Kosova sot s’ka kryeministër as qeveri, por ka në krye një populist dhe paranojak

Kryetari i LDK-së, Lumur Abdixhiku ka thënë se Kosova sot s’ka kryeministër dhe as qeveri, por një populist dhe paranojak, i cili në politikat e tij vendimmarrëse frikësohet edhe nga vetja. “Kosova sot s’ka qeveri dhe as kryeministër, ka disa populistë që në paranojën e tyre vendimmarrëse frikësohen edhe nga vetja… Në vend të politikave që përmirësojnë jetën tuaj, ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga demagogë që politikën dhe argumentet i përdorin si populizëm, që paranojën dhe paaftësinë e kanë si rezultat. Populizmi nuk sjell çmime të përballueshme për ju, nuk sjell vende të punës, as cilësi në shërbime dhe arsim dhe shëndetësi… Sot çmimet e produkteve bazike, të shportës tuaj konsumatore, kanë marrë goditjen më të madhe në gjithë historinë dy dekadash të Kosovës së lirë. Asnjëherë më parë, inflacioni i çmimeve nuk ka arritur 13% për një vit. Asnjëherë më parë, ju nuk keni paguar 2 euro për një litër naftë. Asnjëherë më parë, faturat e energjisë suaj, nuk janë shtrenjtuar 100% dhe atë jashtëligjshëm… Ky pushtet popullist ka vendosur të dënojë qytetarët tanë vetëm pse të njëjtit kanë preferenca politike të tjera”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Besa Shahini, kandidate për kryetare të Prishtinës

Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri (2018-2020) dhe bashkëshortja e liderit të PSD-së, Dardan …