Lumir Abdixhiku: Mësimi gjithë ditor në Prishtinë është një prej arritjeve më të mëdha në arsim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka  vënë në pah rëndësinë e reformave të reja në arsimin e Prishtinës. Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë pak kohë për të kuptuar punën që është bërë për zbatimin e mësimit gjithë ditor në disa shkolla të kryeqytetit. Në mesazhin e tij, Abdixhiku e përshkroi këtë model të ri arsimor, që përfshin sigurimin e shujtave të ngrohta për nxënësit, si një prej arritjeve më të mëdha të LDK-së në Prishtinë.  Ai  lavdëroi gjithashtu punën e Jehona Lushaku Sadriut, e cila ka udhëhequr këto reforma në arsim gjatë gjashtë muajve të fundit. Ai shtoi se ky model i suksesshëm që fillon me pesë shkolla këtë vit do të zgjerohet në 13 shkolla të tjera vitin e ardhshëm, duke u shtrirë në të gjithë vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …