Lumir Abdixhiku, njofton se LDK-ja mbanë tubimin përmbyllës të fushatës, më 8 shkurt, në orën 18:00, në Sheshin Skënderbeu, në Prishtinë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, i cili do të mbahet të shtunën, më 8 shkurt, në orën 18:00, në Sheshin Skënderbeu, në Prishtinë. Abdixhiku e cilësoi këtë ngjarje si “tubimin më të madh elektoral” dhe një moment kyç për “ringritjen më të madhe të djathtë”. Të shtunën, të gjitha rrugët na sjellin në Sheshin më të madh të Republikës, në tubimin më të madh elektoral, në ringritjen më të madhe të djathtë! Lumir  Abdixhiku shprehu nevojën për shpresë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin. Ejani. Si festë, si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes, urrejtjes – si shpresë për të bërë të ardhmen e këtij vendi siç e ka merituar gjithëherë. Vishuni trash, vishuni mirë, le të mbyllim në festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm; për të nisur një të ri! FITORE DHE ASGJË MË PAK!” – tha Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohet që i përkasin listës së personave të zhdukur

Sot, në fshatin Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona …