Lumir Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, as renditjen që paramenduar, por fituam 70 mijë vota më shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se tash kur numërimi i votave nga diaspora po i afrohet fundit, është e qartë fotografia e zgjedhjeve që u mbajtën më 9 shkurt. Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetje dhe ka reflektuar mbi rezultatet e zgjedhjeve, duke theksuar rritjen e madhe që ka pasur partia e tij dhe duke pranuar përgjegjësinë për rezultatet që nuk ishin sipas pritshmërive. Tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona. Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar. Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë! Por, po, jemi rritur”, shkroi Abdixhiku në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat reagon ashpër për gjendjen e rënd të punëtorëve në Kosovë

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e …