leoni

Lumir Abdixhiku: Po shkojmë pashmangshëm në zgjedhje – Kurti nuk e kupton as demokracinë, as pragmatizmin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se vendi po shkon pashmangshëm drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, si rrjedhojë e krizës institucionale dhe bllokimit të konstituimit të Kuvendit. Abdixhiku theksoi se zgjidhja politike do të ishte e dëshirueshme, por për shkak të, siç u shpreh ai, “kryeneçësisë së Albin Kurtit”, zgjedhjet janë alternativa e vetme. “Është mirë të ketë zgjidhje politike, por nëse s’ka vullnet, ne pashmangshëm po shkojmë në zgjedhje. Edhe qeveria e unitetit i ka njohur zgjedhjet e reja, por kemi kërkuar që të mbahen në mars për të kaluar pa përplasje me procesin e zgjedhjeve lokale,” tha ai. Abdixhiku përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se “hendeku politik me ta vetëm sa është thelluar”. Ai kërkoi reformim të LVV-së, duke i akuzuar për përçarje dhe retorikë sulmuese ndaj LDK-së dhe qytetarëve. Duke folur për bllokimin e Kuvendit, Abdixhiku akuzoi Kurtin se po e mban peng shtetin dhe se ka tendencë për vazhdimin e krizës. Ai i kërkoi presidentes Vjosa Osmani të ndërmarrë hapa institucionalë pas skadimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit më 27 korrik. Në përmbyllje të konferencës, Abdixhiku njoftoi se LDK ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke shtuar se partia është e përgatitur për sfidat e ardhshme elektorale.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Kurti mban përgjegjësi për bllokadën institucionale – po e shtyn Kosovën drejt kolapsit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka dhënë një …