leoni

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Populizmi ka bllokuar Kosovën për një pozitë të parëndësishme në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb, duke e cilësuar këtë situatë si shembull tipik të pasojave të populizmit. “Gjendja e tanishme është shembulli më i mirë se ku të sjellë çmenduria e populizmit. Është bllokuar një Kosovë e tërë për shkak të një pozite tërësisht të parëndësishme të nënkryetarit të pestë të Kuvendit”, tha Abdixhiku pas seancës. Gjatë seancës së së shtunës, kandidatja e parë Miljana Nikoliq nuk arriti të marrë asnjë votë për, ndërsa 52 ishin kundër dhe 24 abstenime. I njëjti rezultat u përsërit në tre raunde. Edhe kandidati tjetër, Igor Simiq, mori zero vota për, 54 kundër dhe 22 abstenime. Ndërkaq, kandidati i preferuar nga Vetëvendosja, Nenad Rashiq, siguroi 56 vota për, pa asnjë kundër, ndërsa 21 deputetë abstenuan.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …