Lumir Abdixhiku propozon Qeveri Uniteti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë me një propozim për krijimin e një Qeverie Uniteti si rrugëdalje nga kriza institucionale që ka përfshirë vendin prej më shumë se tre muajsh. Në prag të përpjekjes së 29-të për konstituimin e Kuvendit, Abdixhiku ka theksuar se mungesa e një shumice të qartë parlamentare dhe dështimet e njëpasnjëshme në formimin e institucioneve kërkojnë qasje të re politike dhe përgjegjësi kolektive. Pas tre muajsh negociatash, askush nuk ka një shumicë. Prandaj edhe tentativa e radhës pritet të përfundojë pa epilog – veç si prolog i tjetrës,” ka shkruar Abdixhiku. Ai ka ftuar katër partitë e mëdha parlamentare – Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate – që ta shqyrtojnë me seriozitet ofertën për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, të bazuar në një platformë 15 pikëshe që ai do ta prezantojë këtë javë. Uniteti në këtë fazë nuk është më një opsion politik, por një domosdoshmëri kombëtare për stabilitetin institucional dhe rikthimin e funksionalitetit demokratik të vendit. Abdixhiku ka theksuar se kjo krizë mund të shndërrohet në mundësi, nëse liderët politikë tregojnë guxim dhe vullnet për të bashkëpunuar për interesin e shtetit dhe qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Bllokada institucionale vazhdon: Dështimi i 29-të i seancës konstituive, seanca shtyhet për 11 qershor

 Edhe përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të hënën, duke …