Lumir Abdixhiku: Qeveria kalimtare është zgjidhja e vetme funksionale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj të parë në Prishtinë. Abdixhiku tha se e ka njoftuar Kallasin për krizën aktuale politike dhe propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse. Ai e cilësoi këtë ide si të vetmen funksionale në rrethanat aktuale. Kryetari i LDK-së kërkoi gjithashtu heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar se ato dëmtojnë më shumë qytetarët sesa qeverinë. Në takim u diskutua edhe për të ardhmen e dialogut dhe perspektivën evropiane të vendit. “Rrugëtimi euroatlantik kërkon guxim politik dhe mbështetje nga BE-ja”, tha Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …