Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Lumir Abdixhiku: Shteti i Kosovës dhe qytetarët nuk ua kanë borxh të ardhmen një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke  komentuar letrën e tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit, Albin Kurti, përmes së cilës kërkohet Asociacioni si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës, ka thënë se letra e kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit francez Emmanuel Macron “dëshmon se partnerët e Kosovës nuk janë militantë partiakë dhe e shfaqë  Kosovën si një shtet që nuk di të jetë serioz në arenën ndërkombëtare”. Ai mendon se zgjidhja e vetme për të nxjerrë Kosovën nga gjendja aktuale është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti dhe mbajtja  e zgjedhjeve  të reja. Shteti i Kosovës dhe qytetarët tanë nuk ua kanë borxh të ardhmen një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë e që rrënon reputacionin e shtetit të Kosovës kaq keq. Duke i trajtuar partnerët si militantë, diplomacinë si kafehane e Kosovën si fushë mbjellje e korrjeje të votave momentale në dëm të prodhimeve të duhura ndërkombëtare, ne po shndërrohemi në një vend të zymtë dhe pa perspektivë”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …