Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka drejtuar kritika të shumta në adresë të kryeministrit në detyrë dhe shefit të partisë Vetëvendosje, Albin Kurti. Pas dështimit të 54 me radhë të seancës së Kuvendit, Kryetari, Lumir Abdixhiku ka theksuar pyetja që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka shtruar liderëve të partive politike në takimin e thirrur nga ai, menjëherë pas afatit 30 ditor nga Gjykata Kushtetuese, ishte “Çka t’i themi Avni Deharit?”. “Natyrisht, një dhomë e tërë e përfaqësuesve politikë që mbeten të habitur. E para, sepse Avni Deharit s’duhej thënë asgjë. Ai ishte aty për të ekzekutuar një vendim standard të kryesisë, të shndërruar më vonë në aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.Pra, ishte pastër një figurë ceremoniale, pa diskrecion në vendimmarrje. Pra, lexo, duhej thënë Avni Deharit. Lexo, Avni”. Dhe e dyta, sepse në këtë pyetje qëndronte edhe shtirja e një njeriu që duhej të sillej si fitues, por para se gjithash, si thirrës takimi dhe të shtirej si i vërtetë. Ai s’mund të sillej si i tillë, sepse nuk është i vërtetë, s’ka qenë asnjëherë. Popullore i thonë ‘sillej si mashtrues” ka theksuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
