Lumir Abdixhiku: Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë e kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor

Lumir Abdixhiku: Vota juaj vendos nëse Kosova do të mbetet peng i popullizmit apo do të kthehet në rrugën e zhvillimit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sonte tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm politik, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për të ardhmen e vendit. Në adresimin e tij para qytetarëve dhe mbështetësve, Abdixhiku theksoi se pa LDK-në nuk mund të ketë stabilitet institucional, orientim të qartë shtetëror dhe një shtet që respekton qytetarin e vet. “Pa LDK-në nuk ka stabilitet, nuk ka orientim dhe nuk ka shtet që respekton qytetarin. LDK-ja vjen për të ndërtuar të ardhmen dhe për të punuar për të mirën e secilit qytetar të Kosovës,” deklaroi Abdixhiku. Ai vuri theksin në identitetin politik të LDK-së, duke e përshkruar atë si një forcë të mendimit, të dinjitetit dhe të përgjegjësisë institucionale. “Kjo është LDK-ja që e kemi dashur gjithmonë. Kjo është LDK-ja që e kemi ëndërruar përherë. Një lëvizje njerëzish të lirë, jo një turmë e komanduar. Një forcë politike e mendimit, jo e zhurmës. Një shtëpi ku fjala ka peshë, ku dinjiteti ka vlerë dhe ku Kushtetuta ka qenë gjithmonë mbi secilin prej nesh,” u shpreh ai.  “Kjo fushatë na e tregoi qartë se shoqëria jonë nuk është e thyer. Ajo është e lodhur. Dhe lodhja nuk vjen nga mungesa e vullnetit, por nga mungesa e drejtimit, theksoi Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Familja e Gjeneralit Gani Imeri organizon pritje për Gjeneral Rrahman Ramën

Familja e Gjeneralit të ndjerë Gani Imeri ka organizuar një pritje madhështore në nder të …