LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Lushaku-Sadriu: Kuvendi duhet të jetë shembulli i demokracisë dhe garant i kushtetutshmërisë

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, duke kujtuar se ajo dha dorëheqje nga posti ekzekutiv i Nënkryetares së Komunës së Prishtinës për të respektuar parimet e ndarjes së pushtetit.  Lushaku-Sadriu theksoi se dorëheqja është një obligim kushtetues dhe akt etik, duke vënë në dukje se ministrat e qeverisë në largim, të cilët tentuan të marrin postet e deputetëve duke mbajtur edhe pozita ekzekutiv, nuk e respektojnë këtë parim. Ajo u shpreh se Kuvendi duhet të shërbejë si shembulli i demokracisë, me deputetët që janë garantët e kushtetutshmërisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …