leoni

Sami Lushtaku

Lushtaku: Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka reaguar ndaj fushatës së ashpër e etiketuese kundër deputetes, Ganime Musliu pas kritikave që kjo ia ka bërë kryeministrit, Albin Kurti. Ish kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka shkruar se deputetja, Ganime Musliu nuk ka bërë asgjë tjetër përpos ia ka thënë të vërtetën kryeministrit, Albin Kurti, i cili ka pësuar ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë. “Përplasja në fytyrë e të vërtetës nga ana e deputetes Ganimete Musliu, rreth mashtrimeve të kryeministrit Albin Kurti, paska nxitur servilët, militantët e argatët e VV-së, duke fyer në baza biologjike, gjinore e krahinore deputeten Musliu. Unë personalisht, Dega e PDK-së në Skenderaj dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, jemi pranë deputetes Musliu, dënojmë gjuhën e ulët dhe sulmet ndaj saj, dhe mbrojmë të vërtetën e pamohueshme që ajo e ka thënë në Kuvendin e Kosovës” ka shkruar mes tjerash, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas …