Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, akuzon kryeministrin Kurti për izolimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin politik të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Sipas Hazirit, Kosova, e cila dikur përfitonte ndjeshëm nga Procesi i Berlinit, tani rrezikon të përjashtohet për shkak të dështimit të qeverisë për të përmbushur obligimet e saj. Ai,  paralajmëroi për pasojat që mund të vijojnë nga bllokimi i CEFTA-s, duke theksuar se këto probleme nuk janë shkaktuar nga Serbia, por nga veprimet e vetë kryeministrit Kurti. Ai kritikoi mungesën e përkushtimit të qeverisë për interesat e vendit, duke theksuar se veprimet e Kurtit po e izolojnë gjithnjë e më shumë Kosovën dhe po përkeqësojnë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …