Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar as sulmeve të rënda dhe akuzave që ka drejtuar kundër Gjykatës Kushtetuese zëvendësi i kryeministrit, Besnik Bislimi. Lutfi Haziri, fjalët e Bislimit i quajti “kualifikime të rënda” teksa shtoi se ishte në fakt Gjykata Kushtetues ajo që i hapi udhë kësaj kaste qeverisëse të marrë pushtetin. Kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar dy presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas gjashtë muajsh. Pikërisht kjo Gjykatë, me vendimin e saj, kishte krijuar ambient që Vetëvendosja t’ i fitonte zgjedhjet. Gjykatësi që e solli këtë vendim. është këshilltar i madh te kryetarja Vjosa Osmani. Ju jeni kontr0vers dhe mos mbajtjen e fjalës e premtimit, dhe kurrë nuk bëheni burrështetas. Per qytetarët po shkaktoni pasiguri juridike, ndërsa për institucionin, po tregoheni mos respektues, madje edhe mos mirënjohës që iu rrugën për ta marrë pushtetin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
