Lufti Haziri

Lutfi Haziri: Vjosa Osmani me listën e saj janë bashkuar në një listë të majtë ideologjike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë për Vjosa Osmanin dhe listën e saj se kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në një listë marksiste-leniniste. Më vjen keq që Fatoni dhe grupi i tij kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në të cilën Peci e ka luftuar”, është shprehur Haziri. Duke folur edhe për deklaratat e Vjosa  Osmanit ku kjo tha se ishte e ndikuar nga LDK-ja derisa kishte folur keq për Albin Kurtin, Haziri tha se ajo është e pandikuar, nuk mund të ndikohet nga askush. Nëse po flisni për një zonjë që ka guxim politik, nuk mund të flasim për ndikueshmëri. Nëse atëherë ka qenë e ndikueshme, sot nga kush është e ndikueshme?  “Servilë, sejmen dhe lëpirësa të politikave të LDK-së janë mu ata që fshehën pas këtyre thënieve, unë i ftoj në një debat të hapur. Krejt servilët e LDK-së dhe ata që politikat e saj i kanë realizuar për qëllime personale të përkthyera në pozita… janë bërë  bashkë sepse duan të shftytëzojnë edhe më shumë LDK-në ka thënë, Lufti Haziri në një debat televiziv.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …