Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje: Të lirohen deputetët që e kundërshtuan faljen e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi

Përmes një komunikate për media Lëvizja Vetëvendosje kërkon që të lirohen menjëherë deputetët e arrestuar dhunshëm nga salla e Kuvendit të cilët ende po vazhdojnë të mbahen në paraburgim vetëm pse u vunë në mbrojtje të Republikës dhe e kundërshtuan faljen e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi.

“Të lirohen menjëherë deputetët e arrestuar. Dje, në seancën për Demarkacionin me Malin e Zi, u arrestuan 7 deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët protestuan brenda Kuvendit kundër kësaj marrëveshje që ia fali 8200 hektarë Malit të Zi dhe ia zgjati jetën kësaj Qeverie për pak kohë. Ky arrestim i deputetëve të Lëvizjes erdhi me urdhër të kryepolicit Kadri Veseli për të liruar sallën e Kuvendit të Republikës që dje kishte për qëllim faljen e territorit, legjitimin e tradhtisë së Thaçit, e të gjitha këto me ndihmën e Kryeministrit Haradinaj. Deputetë që u arrestuan dhe u larguan dhunshëm nga salla e Kuvendit ende po vazhdojnë të mbahen në paraburgim vetëm pse u vunë në mbrojtje të Republikës. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …