Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke kaluar dukshëm shpenzimet e partive të tjera politike në Kosova. Sipas të dhënave financiare, partia në pushtet ka shpenzuar gjithsej 4 milionë e 509 mijë euro gjatë vitit të kaluar, që paraqet pothuajse trefishim të shpenzimeve krahasuar me vitin 2024, kur shpenzimet ishin rreth 1 milion e 805 mijë euro. Në krahasim, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar rreth 2 milionë e 166 mijë euro, Lidhja Demokratike e Kosovës rreth 1 milionë e 335 mijë euro, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rreth 531 mijë euro. Të dhënat tregojnë se në fund të vitit, Vetëvendosje ka përfunduar me deficit prej rreth 2 milionë e 323 mijë euro. Partia kishte të hyra prej rreth 2 milionë e 185 mijë euro, ndërsa shpenzimet totale arritën në 4 milionë e 509 mijë euro. Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është shpenzuar për paga dhe kompensime, që kapin shumën prej rreth 929 mijë eurosh. Për transport janë shpenzuar 132 mijë euro, ndërsa për reklama, reprezentacion dhe konferenca rreth 297 mijë euro. Shpenzime të konsiderueshme janë bërë edhe për reklama në media. Sipas dokumenteve financiare, për grupin mediatik Koha Group janë paguar rreth 95 mijë euro, për KosovaNews rreth 13 mijë euro, ndërsa për Radio Televizioni i Kosovës rreth 11 mijë e 530 euro. Gjithashtu, rreth 5 mijë euro janë paguar për portalin Telegrafi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
