Analistja Magbule Shkodra, në emisionin ka komentuar zhvillimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se letra e VV-së nuk kishte për qëllim bashkëpunimin real, por thjesht shfajsim para opinionit publik. Sipas Shkodrës, VV nuk e priste një përgjigje nga LDK-ja, por vetëm donte të justifikonte veprimet e saj. Ajo gjithashtu ka folur për dallimet në sjelljen e elektoratit të partive kryesore, duke vënë në dukje se votuesit e LDK-së janë më të hapur ndaj ideve të reja, krahasuar me elektoratin e PDK-së dhe AAK-së, të cilët janë më të “betonuar” në qëndrimet e tyre dhe më të vështirë për t’u ndikuar. Shkodra tha se elektorati i LDK-së është më i moderuar dhe i gatshëm të pranojë ide të reja.
