Magbule Shkodra

Magbule Shkodra: Votimi në pako, mes praktikës kushtetuese dhe garancisë për stabilitet parlamentar

Debati për mënyrën e votimit në Kuvend është rikthyer pas deklaratës së Presidente Vjosa Osmani, e cila e ka cilësuar votimin “në pako” si një çështje dytësore. Por, sipas analistes politike Magbule Sadri Shkodra, pikërisht ky mekanizëm ka shërbyer si garanci për funksionalitetin e Kuvendit dhe shmangien e bllokadave institucionale. “Paketa ka qenë garancia që Kuvendi të mos bllokohet. Nëse e heqim këtë praktikë, rrezikojmë ta zëvendësojmë veton e një partie me krizën e pafund të procedurave,” vlerëson Shkodra. Sipas saj, edhe pse Kushtetuta nuk e ndalon votimin individual, dimensioni praktik i demokracisë parlamentare kërkon mekanizma që sigurojnë stabilitet. Votimi në pako është parë si kompromis i nevojshëm mes diversitetit politik dhe efikasitetit institucional. Ky debat ngre pyetjen thelbësore: a duhet të mbizotërojë fleksibiliteti kushtetues apo garancia e funksionalitetit parlamentar? Për Shkodrën, demokracia nuk është vetëm respektim i rregullave formale, por edhe krijim i kushteve për stabilitet të qëndrueshëm politik.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar …