Maja e Shkodranit – Kurorë nderi e Lavdie Përjetësisht

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë të dëshmorëve, veteranë, invalidë, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtar, bënë nderime në 25 vjetorin, i cili iu kushtohet dëshmorëve të kombit Arian Brahimi-‘SHKODRANI’, luftëtar i shquar nga Shkodra, Mizahir Isma, veprimtar dhe luftëtar i madh atdhetar nga Rahoveci, Bekim Isma, luftëtar i guximshëm nga Rahoveci dhe Esherefedin Kastratit, luftëtar i orëve të para nga Drenoci. Shkëmbi mbi Rahovec, që nga data 17 deri më datë 21 korrik 1998 u kthye në një kala me bedena që mbrohej me forcën dhe zemrën e luftëtarëve trima të UÇK-së. Vepra e këtyre bijve trima, madhështinë dhe forcën e këtij “KËRSHI’ e kthyen në simbol të krenarisë, ku bashkëjetojnë: KALAJA MADHËSHTORE me gurë, amfiteatri i bukur me gurë, platoja me rrasa guri, pllakat prej mermeri me fotografitë e dëshmorëve, shtylla e fortë metalike- ‘SHTIZA’, ku valon i lirë flamuri ynë kuq e z, simboli i UÇK-së. Janë edhe shtigjet e ecjes, rruga e asfaltuar, terreni sportiv, lojrat për fëmijë si dhe të mira të tjera që e bëjnë sa të bukur, po aq edhe madhëshor këtë kompleks përkujtimor historik. Nderim dhe lavdi për dëshmorët që ranë në këtë shkëmb në mbrojtje të Rahovecit e po nga ky shkëmb u bënë vet gurët e kalasë së lirisë!

May be an image of 6 people and text

 

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …