Makfire Beqiri Asllani: Bukuria e qëndresës së heshtur Zade Tahir Meha

 Ka njerëz që nuk flasin shumë, por prania e tyre flet më shumë se fjalët. Ka gra që nuk kanë mbajtur armë, por qëndresa e tyre është një luftë më vete. Në historinë tonë kombëtare, e mbushur me dhimbje, krenari dhe sakrificë, Zade Tahir Meha zë një vend të veçantë -një vajzë që mbart plagë të dukshme dhe të padukshme, por që ecën me dinjitet e forcë përtej asaj që mund të përshkruhet.

Në një kohë kur historia rrezikon të zbehet nga zhurma e përditshmërisë, zërat si ai i Zade Tahir Mehes janë më të rëndësishëm se kurrë. Ajo nuk kërkon asgjë-as Lavdi, as mëshirë, por ajo çka jep është një dëshmi e pastër dhe e fuqishme për forcën e gruas shqiptare, për qëndresën njerëzore, për kujtesën kolektive që na formëson si popull. Ky takim nuk ishte vetëm një vizitë-ishte një mësim, një ndalesë e domosdoshme për të kuptuar thellësinë e sakrificës dhe bukurinë e qëndresës së heshtur.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Përmes vetëposhtërimit, LEN-i i poshtëroi të gjithë shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh zhgënjimin e thellë ndaj sjelljes së partnerëve shqiptarë të LEN-it …