Kur ecni nëpër arat e heshtura,
nën këmbët tuaja rrin historia,
si fjalë e pathënë, si amanet i gjallë-e dini?
Mos kërkoni lavdi në disa gurë të vetëm,
se çdo gur ka një plagë të fshehtë,
dhe çdo prag ka një dritë të fikur,
që pret të ndizet në brezat që vijnë.
Nga varret e harruara në kodra,
nga tokat ku bari mbulon kocka,
nga dhomat ku nonat kanë pritur,
ngrihet i njëjti zë: “Mos na ndani.”
Ky vend nuk është i atij që flet fort,
por i atij që mban fjalën e dhënë,
nuk është i atij që premton në sheshe,
por i atij që kujton amanetin e heshtur.
E kur vjen dita të zgjedhësh,
mos shaj as lavdëro fytyra në posterë,
kërko që vota jote të bohet urë,
që lidh shekujt me të ardhmen e bardhë.
O tokë, ti që i mban të gjithë njësoj-
edhe të gjallë, edhe ata që s’janë më,
ti je balada që s’ka fund,
kënga që duhet ngritur mbi çdo emër shqiptar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
