leoni

Malazezët i kundërpërgjigjen me gjuhë thumbuese kryetarit serb, Nikoliq

Disa malazezë i janë përgjigjur me monedhë të
barabartë kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, pas fyerjeve që ky i fundit i
ka bërë në adresë të Malit të Zi. Te qendra sportive ‘Moraça’ në Podgoricë, janë
paraqitur billborde me mesazhe për kreun e shtetit serb. Në këto billborde
shkruan: “Përshëndetje Tomës së mësuar, varrtarit gjithmonë progresiv. Nuk jemi
lodër e askujt, por shtet krenar evropian, anëtar i NATO-s. Qofsh shëndosh, por
larg nesh”. Ky mesazh është nënshkruar nga disa persona që e quajnë vetën ‘Patriotët
malazezë’. Kjo përgjigje thumbuese vjen pas deklaratës provokative të kryetarit
serb, Tomisllav Nikoliq se Mali i Zi është shtet lodër, pasi ka vendosur të bëhet
pjesë e NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …