leoni

Malazezi, Vujiçiq

Malazezi, Vujiçiq u ka bërë thirrje serbëve që ta njohin realitetin e Kosovës

Kryetari  i Shoqatës dhe Unionit të Malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujiçiq përmes një letre dërguar medieve u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të njohin realitetin dhe së bashku me të gjitha bashkësitë tjera etnike të ruajnë paqen e fituar dhe të ndërtojnë një Kosovë më të mirë dhe të begatë. Kjo letër, ishte përgjigje në deklaratat e disa deputetëve, se marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve janë në nivelin më të keq. Edhe pse ata janë betuar se do të kujdesen për pasurinë e përbashkët dhe do të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve të tyre, Lista Serbe, me qasjen e vet negative po bën gjithçka për të destabilizuar situatën. Një sjellje e tillë e zyrtarëve të Listës Serbe është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet. Lista Serbe po bojkoton institucionet, megjithatë, nuk po i bojkotojnë pagat dhe benefitet tjera nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka shkruar Vujiçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …