Malbora Krajku: Në katër seanca shfaqen katër tregime nga Arkivi Shqiptar i Filmit të Shqipërisë së e viteve '70-të

Malbora Krajku: Në katër seanca shfaqen katër tregime nga Arkivi Shqiptar i Filmit të Shqipërisë së e viteve ’70-të

PROGRAMI I FILMIT “4 TREGIME NGA ARKIVI SHQIPTAR”

Data: 24, 25, 28 dhe 29 Korrik 2017

Ora: 21:00

Vendi: Kino Lumbardhi

Fondacioni Lumbardhi në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit kanë kënaqësinë të ju ftojnë në prezantimin e programit të filmit “4 Tregime nga Arkivi Shqiptar” të kuruar nga Ana Grgić dhe prezantuar nga Julian Bejko.

Në katër seanca që do të mbahen në javën e fundit të Korrikut, i ndajmë katër tregime nga Arkivi Shqiptar i Filmit që na çojnë në Shqipërinë e viteve 70′, një dekadë të turbullt për popullin dhe shtetin e saj. Filmi i parë është Kapedani, një komedi/satirë mbi rolin e gruas dhe komentim mbi sfidad kryesore shoqërore e Shqipërisë moderne progresive gjatë regjimit të Hoxhës, i cili ballafaqohet me të kaluarën tradicionale dhe patriarkale. I dyti, Rrugë të Bardha, është shembull i figurës së martirit socialist të punës, idea e punëtorit që e sakrifikon veten për të mirën e përgjithshme të kombit, një element ideologjik prezent edhe në regjime tjera socialiste. I treti, Tomka dhe shokët e tij, një film për fëmijët apo një fim i fëmijëve, tregim i një grupi të fëmijëve Shqiptar që i rezistojnë okupimit Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, një film që përmban elemente propagande po aq sa estetikë impresive neo-realiste, drejtuar nga regjisorja më e famshme femër e epokës së Kinostudios, Xhanfise Kekos. I katërti, Gjeneral Gramafoni, përmban një kritikë të kapitalizmit përtej punës strikte, ndërsa i vendos në ballafaqim nocione si të civilizuar-të prapambetur, të kultivuar-barbarë, etj.

Katër filma shumë të ndryshëm, por të prodhuar në një epokë që sinjalizoi ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore për Shqipërinë, janë të gjitha dëshmi e interesimit të Hoxhës në film si një mjet i fuqishëm për bashkëdyzimin e kulturës dhe edukimit për qëllime propagandistike.

Për t’i kontekstualizuar filmat dhe prezantuar ato, në dy seancat e para do të merr pjesë profesori Julian Bejko nga Universiteti i Tiranës. Filmat shfaqen në kuadër të programeve speciale të filmit të Kino Lumbardhit. Për realizimin e këtij programi, Fondacioni Lumbardhi e falenderon Albanian Cinema Project, DokuFest dhe Titron.

 

Orari i filmave:

24 Korrik, e Hënë

21:00 Kapedani / The Captain (1972, regj. Muharrem Fejzo)

25 Korrik, e Martë

21:00 Rrugë të Bardha / White Roads (1974, regj. Viktor Gjika)

28 Korrik, e Premte

21:00 Tomka dhe shokët e tij / Tomka and His Friends (1977, regj. Xhanfise Keko)

29 Korrik, e Shtunë

21:00 Gjeneral Gramafoni / The General Gramophone (1978, regj. Viktor Gjika)

Malbora Krajku

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …