leoni

Mali i Zi: Kontest i brendshëm për mbështetjen e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeparlamentari i Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka shpërthyer në akuza pas mbështetjes së ministrit të Jashtëm Ervin Ibrahimoviq për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar këtë veprim si një “sfidim direkt” ndaj marrëveshjes së koalicionit qeverisës. Mandiq, që është kryetar i partisë Demokracia e Re Serbe, ka theksuar se ky veprim shkel parimet e koalicionit të qeverisë malazeze, i cili është i orientuar në realizimin e prioriteteve për politikën e jashtme të Malit të Zi, si pranimi në BE, dhe jo në përmbushjen e interesave politike të Kosovës. Mandiq ka kërkuar që për një vendim të tillë të merrej miratimi i Qeverisë, duke shtuar se ky votim mund të dëmtojë marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë dhe të rrezikojë integrimin e tij në BE. Ai ka kërkuar që Qeveria të pozicionohet qartë mbi këtë çështje. Nga ana tjetër, ish-ministri i Jashtëm, Miodrag Vlahoviq, ka kundërshtuar Mandiqin duke i kujtuar se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet dhe se vendimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është logjik dhe i dobishëm për rajonin. ­

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj: Situata në Kuvend është shndërruar në cirk politik

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …