Në orët e vona të kësaj nate kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka pa nga afër procesin e pastrimit të rrugëve kryesore të qytetit të Malishevës, që tani e tutje do të jetë i zakonshëm, falë kësaj pajisje të pastrimit që është siguruar me përkrahjen e kompanisë së Ekoregjionit. Kryetari Kastrati tha se, jemi të vendosur dhe të përkushtuar për një Malishevë të pastër dhe urbane, dhe do të vazhdojmë që Komuna e Malishevës të jetë gjithmonë e tillë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
