Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore të hënën përcjelli nga afër procesin e shtrimit të shtresës së dytë të asfaltimit të rrugës Habib Berisha.
Në profilin e tij në facebook, kryetari Kastrati ka shkruar:
“Sot e nisëm dhe po shkon drejt përfundimit procesi i shtrimit të shtresës së dytë të asfaltimit të rrugës “Habib Berisha”, nga kyçja me rrugën për të Shtëpia e Kulturës, e që vazhdon deri te stadiumi i qytetit “Liman Gegaj”.
Kjo rrugë është një prej më të rëndësishmëve që i kontribuon zhvillimit dhe zgjerimit të qytetit të Malishevës, dhe është një projekt i madh, investim i Komunës, ku do të kyçen edhe 4 rrugë dytësore të lagjes Mirdita, dhe që përfshinë gjithë infrastrukturën nëntokësore, trajtimin e ujërave atmosferik dhe fekal, trotuaret, ndriçimin publik dhe shiritin për biçikleta”.