leoni

Malishevë: Thirrje për aplikim për subvencionimin e bletëve

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Malishevës njofton të gjithë bletarët e komunës se është hapur thirrja për aplikim për subvencionimin e bletëve me pagesa direkte, në vlerë prej 4 euro për çdo shoqëri bletësh.

Afati për aplikim:

Fillon më 9 qershor 2025 dhe Përfundon më 20 qershor 2025.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë bletarët që;

• Kanë 10 e më shumë shoqëri bletësh

• Bletët duhet të janë të vendosura brenda territorit të komunës së Malishevës

•Aplikuesi duhet të jetë banor i komunës së Malishevës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet në zyret e pritjes.

Afati është i kufizuar – aplikoni me kohë!

Mbështesim zhvillimin e bletarisë në Komunën tonë – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …