leoni

Malishevë: Zyra e Avokatit të Popullit organizon takime me qytetarë

Komuna e Malishevës përmes një postimi në facebook, njofton qytetarët se Zyra e Avokatit të Popullit të Kosovës organizon takime me qytetarë të Malishevës këtë të enjte më 17 prill 2025. Takimi mbahet në objektin e Komunës, Salla e Asamblesë Komunale prej orës 11 deri në ora 12.00.

AVOKATI I POPULLIT NJË HAP MË AFËR QYTETARIT

Avokati i Popullit mbikëqyrë dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike në Republikën e Kosovës. Çdo qytetar mund të parashtrojë ankesë te Institucioni i Avokatit të Popullit.

Për informata shtesë:

Zyra Qendrore në Prishtinë : 038 223 782

Zyra Rajonale në Gjakovë:0390/327 698; Mobil: 044/122 497.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …