Isa Mustafa, tha se demarkacioni me Malin e Zi nuk është çështje shkence por çështje politike, se është duke u bërë zhurmë e panevojshme për të krijuar opinion negativ për Qeverinë. Sipas ish-deputeti Naim Maloku komentet e kryeministrit konfirmojnë se shënimi i vijës kufitare me malazezët ishte çështje pazari e jo diçka tjetër. “Dhe më në fund Kryeministri e pranoi publikisht që: caktimi i vijës kufitare s’ka të bëjë me harta, matje apo fakte tjera, është punë pazari, ka shkruar Maloku.
