Dritan Abazoviq

Mandatari për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se është rënë dakord për përbërjen e Qeverisë së re

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Qytetare URA, njoftoi të mërkurën se është rënë dakord për përbërjen e Qeverisë së re. Mosbesimi ndaj Qeverisë së mëparshme të Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, është votuar më 4 shkurt. Duke folur në një konferencë për media në Podgoricë, Abazaoviq tha se ka njoftuar Kuvendin e Malit të Zi për marrëveshjen e arritur për zgjedhjen e Qeverisë së re. Ai tha se kabineti i tij do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi. “Ideja është që ta zhbllokojmë Malin e Zi, që shteti të ketë institucione funksionale dhe stabilitet. Në vend që të grindemi, të kemi pajtim dhe të përpiqemi të ndërtojmë një perspektivë evropiane. Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve pa institucione”, tha Abazoviq. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …