Manifestimet treditore të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përmbyllur me “Natën e Zjarreve”, në Prekaz

Manifestimet treditore të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përmbyllur me “Natën e Zjarreve”, në Prekaz

Manifestimet treditore të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” janë përmbyllur me “Natën  e Zjarreve”,  në Prekaz. Luftëtarët e  UÇK-së fillimisht sonte  e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Pas ndezjes së flakadanëve si zakonisht u mbajt edhe koncerti muzikor. Manifestimet tashmë tradicionale sjellin  në kujtesë heroizmin e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Alon Ben-Meir

Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në

Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të …