Manifestimi qendror i festës së Kurban Bajramit mbahet me 6 qershor në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025, dhe se manifestimi qendror për këtë ngjarje fetare do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, namazi i sabahut do të falet duke filluar nga ora 04:20, ndërsa namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben festive do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Ligjëratën tematike për këtë ditë do ta mbajë dr. Besnik Llumnica, imam në Xhaminë e Bardhoshit në Prishtinë. Në vazhdën e traditës, nga ora 09:00 deri në 12:00, në selinë e Kryesisë së BIK-ut do të mbahet pritja zyrtare e urimeve, me pjesëmarrje të personaliteteve të jetës publike, politike dhe fetare. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe opinionin e gjerë me rastin e kësaj feste, duke u lutur që Zoti t’i pranojë sakrificat, lutjet dhe adhurimet. Me fat festa e Kurban Bajramit!

Kontrolloni gjithashtu

Demhasaj kritikon Kurtin: “Pamje historike” të gjykatës, por mungesë përgjegjësie ndaj Prokurorisë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka komentuar me ironi paraqitjen e …