Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit nga Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, pas dyshimeve për manipulim të votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025. Gjatë rinumërimit, votat e disa kandidatëve ndryshuan deri në 6 mijë, ndërsa ato për partitë mbetën të pandryshuara. Autoritetet kanë intervistuar qindra persona dhe ndaluar dhjetëra, duke theksuar se synimi është mbrojtja e votës së lirë dhe integriteti i procesit zgjedhor. Hetime të ngjashme po zhvillohen edhe në Prizren, Malishevë, Ferizaj, Pejë dhe Drenas.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
