Manuel Sarrazin

Manuel Sarrazin: BE-ja dhe Amerika konsiderojnë se Albin Kurti tashmë e ka gëlltitur Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta pranonte kurrë se i ndërroi fjalët dhe u pajtua që ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por për këtë ai po merr vlerësime nga ndërkombëtarët. BE-ja dhe Amerika konsiderojnë se ai e ka “gëlltitur” Asociacionin. I dërguari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin,  tha se paraqet progres fakti që Kurti që hidhte gaz lotsjellës në Kuvend për ta kundërshtuar Asociacionin, tani erdhi në këtë pikë, kjo do të thotë që ai tashmë e ka pranuar Asociacionin. Sarrazin pret që ditëve në vijim të shohë veprime për formimin e kësaj bashkësie komunash. Si Gjermania, ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë gjithmonë të qartë për faktin se presim që Kosova ta përmbushë këtë dhe përshtypja ime është se kjo tani është pranuar edhe në Prishtinë. Ne presim që ata ta tregojnë atë në terren në ditët dhe javët në vijim”, tha Sarrazin për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …