Maqedonci dhe ambasadori Malaj diskutojnë për deklaratën trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, për një takim ku është diskutuar mbi Deklaratën Trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci dhe për avancimin e bashkëpunimit ushtarak dhe strategjik ndërmjet dy vendeve. Maqedonci ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale, të cilat janë dyfishuar gjatë katër viteve të fundit, do të intensifikohen edhe më tej për të forcuar stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të dy vendeve dhe të gjithë rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Zgjedhjet e reja rrezikojnë buxhetin dhe funksionimin e shtetit

Kosova rrezikon të futet sërish në zgjedhje parlamentare deri në fund të vitit, nëse të …