Maqedonci: FSK-ja në bashkërendim me KFOR-in kanë filluar kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se FSK në bashkërendim me KFOR-in kanë filluar operacionion e kërkimit në liqenin e Ujmanit për gjetjen e trupit të mërgimtarit 33 vjecar.

Në postimin e tij në facebook, ministri Maqedonci ka shkruar:

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut.

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosoves

Gjermania e shqetësuar për bllokimin e Kuvendit: Rrezikohet integrimi euroatlantik i Kosovës

Gjermania ka shprehur shqetësim për krizën politike në Kosovë, duke e cilësuar bllokimin e konstituimit …