Maqedonia e Veriut drejt marrëveshjes tregtare me SHBA, Kosova në izolim investiv

Ndërsa Kosova përballet me krizë energjetike dhe pasiguri për investitorët, Maqedonia e Veriut po avancon drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se pas vizitave të nivelit të lartë në Washington, pritjet janë tejet pozitive për thellim të bashkëpunimit ekonomik me administratën republikane. Ndërkohë, miliona dollarë investime amerikane janë në prag të realizimit në Maqedoninë e Veriut, përfshirë projektin më të madh të erës dhe fabrikën e frenave hekurudhore nga kompania amerikane “Wabtec”. Në kontrast, qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, akuzohet për ftohje me SHBA-në dhe për dëbimin e investimeve të huaja, përfshirë anulimin e projektit “Kosova e Re” me kompaninë “Contour Global”. Kritikët theksojnë se përplasjet politike dhe mungesa e sinjaleve miqësore ndaj investitorëve po e lënë Kosovën jashtë hartës së interesit ekonomik amerikan në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …