Maqedonia vazhdon bllokadën e perimeve të Shqipërisë në kufi

Maqedonia vazhdon bllokadën e perimeve të Shqipërisë në kufi

13 kamionë me targa të Shqipërisë janë bllokuar në kufi dhe nuk po lejohen të hyjnë në Maqedoni. Këta kamionë janë bllokuaa pa asnjë lloj arsye, thjesht sepse sllavomaqedonasit duan të mbrojnë prodhuesit e tyre,  citohet Myslim Murrizi, nga Lushnja, i cili ka shprehur shqetësimin e prodhuesve shqiptarë nga kjo zonë. Sipas tij, kamionët janë në kufirin Bllatë midis dy Dibrave dhe nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Kjo që po ndodh është shkelje e rëndë e Marrëveshjes së CEFTA. Ministri shqiptar i Bujqësisë Edmond Panariti, ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore. Në një bisedë telefonike me homologun e tij në Shkup, Panariti ka informuar Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …