Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje financiare për shtetet partnere, por me një qasje të ndryshuar krahasuar me administratat e kaluara. Rubio ka theksuar se, përkundër mbështetjes, ndihmat nuk do të jepen më siç janë dhënë më parë, duke përmendur USAID-in dhe funksionimin e financimit për OJQ dhe qeveri të ndryshme. Ai ka theksuar se disa projekte kanë pasur sukses, ndërsa të tjerë kanë qenë më pak efektivë. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë nga qeveritë e vendeve partnere përmes ambasadave të informojnë mbi nevojat e tyre, dhe ndihmat do të jenë të vendosura në përputhje me prioritetet strategjike të politikës së jashtme të SHBA-së dhe ato të vendeve pritëse. Ky qëndrim është shpërndarë gjithashtu nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Michael Vadon
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
