Marita Demiri: Yjet që ndriçuan lirinë e Kosovës

Më 26 shtator 2023, në sallën e Institutit Albanologjik Prishtinë, me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Fatos Krasniqi, u organizua  promovimi i librit: “Fatos Krasniqi, kur binin trimat”, të autorit Fitim Çaushi. Mernin pjesë ish luftëtarë të UÇK-s, familje të dëshmorëve, ish shefi i Shtabit të UÇK, Azem Syla, gjenerali Kudusi Lame, komandanti i njsisë ”Pëllumbi” dhe deputeti i parlamentit të Kosovës, Ferat Shala, akademiku Pëllumb Xhufi, drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof. Hysen Matoshi, Kryetari i Komunës Drenasit, ……. Lladrovci, Anëtaria e Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Organizatës së veteranëve të Luftës Antifashistëve Nacionalçlirimtare dhe Pasardhësve të veteranëve, Vjollca Trebicka, Mjeshtri i Madh, Ermir Dizdari, dr. Laver Stroka, pjesëtarë të familjes, gazetarë, intelektualë dhe të ftuar të tjerë.

Moderatorja, Arbana Qeriqi, e bija e prof. Ahmet Qeriqit, lexoi fjalën përshëndetëse të gazetarit dhe shkrimtarit Afrim Himaj, i cili për arsye objektive mungoi. Ndër të tjera theksoi: “Libri për heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “Fatos Krasniqi – kur binin trimat”, të rrëmben me emocionin dhe thjeshtësinë e përshkrimit dhe të vë në mendime për një ndërgjegjshmëri sublime, të heroit dhe brezit të ri kosovar. Më shumë se historia e një djaloshi 26 vjeçar, që vetflijohet për lirinë, të tërheq vëmëndjen informacioni për të vërtetat historike të shqiptarëve të Kosovës, që erdhën te lavdia e Ushtrisë së tyre, UÇK-së, pas një jetë-lufte shekullore me pushtuesit sërb. I rritur me jehonën e qëndresës së të parëve të tij, heroi 26 vjeçar Fatos Krasniqi, më shumë se krenar, është ndjerë i obliguar për të qënë pjesë e kësaj trajektoreje historike në të mirë të kombit dhe lirisë. Fakti që ishte ndër të parët që u rreshtua në grupin e luftëtarëve të UÇK-së, kur sa ishte bërë baba dhe kishte festuar të 26-tat, dëshmon jo thjeshtë gatishmërinë për të qënë në anën e duhur të historisë, por edhe bindjen e patjetërsueshme, se tashme kishte ardhur momenti për t’i dhënë grushtin e fundit okupatorit sërb. Dhe pushka e tij këndoi betejë më betejë, pranë shokëve e së bashku me shokët.

Fatos Krasniqi ndoqi hap pas hapi trimat e grupit “Pëllumbi”, i ndërgjegjshëm se plumbi mund ta merrte nga çasti në çast, po sakaq liria ishte duke ardhur. Liria për të cilën ishin gjakosur breza të tërë. Lirinë e dëshirojmë si dritën e syrit të gjithë, shprehej djaloshi 26 vjeçar i rrezikuar disa herë në përballjen me militarët serb, por edhe po qëllon fati keq mos ta takojmë, rëndësi ka ta gëzojnë fëmijët tanë, ta gëzojë Kosova martire. Ndryshe nuk kishte si të njihej Fatos Krasniqi e të bëhej krenaria e njërit prej personaliteteve më popullore, siç ishte Azem Syla, qëndrestari i protestave të para të pranverës 81-shit, komandanti i orëve të para të UÇK-së, krahu i djathtë i legjendarit Adem Jashari, luftëtari i paepur e fjalëpak, intelektuali që bëri e kontribuoi si rrallëkush për lirinë e Kosovës. Nuk kishte si të bëhej shoku i respektuar i Ferat Shalës, njërit prej mendimtarëve më të shquar të Kosovës nën Serbi, atdhetarit që nuk e gjunjëzoi burgu i tmerrshëm, nismëtarit të protestave të fuqishme të viteve ‘80, profesorit të shquar e deputetit me intregritet të lartë moral e politik. Ndryshe nuk kishte si të njihej Fatos Krasniqi nga organizatat rinore brenda dhe jashtë Kosovës.

Një vend të rëndësishëm zënë në këtë monografi edhe kujtimet e drejtuesit të Luftës së UÇK-s. Azem Syla, i cili e ka përjetuar  Fatos Krasniqin  në çdo kohë në vijën e frontit për çlirim, ku do të dallohet si një luftëtar i vendosur e me një shkathtësi origjinale. Ai ishte i pajisur me të gjitha kualitetet e cilësitë më të mira të shqiptarit. Për të nuk kishte kuptim jeta pa luftën për çlirim, pa u përballur me rreziqet e i tejkaluar ato. Ishte nga ata luftëtarë që kishte një siguri të pa lëkundur në hapat që ndërmerrte në interes të luftës dhe në çdo rast gjykimi i tij ishte një gjykim i thellë dhe një alternativë fituese në marrjen e vendimeve luftarake. Fatosi ishte i pastër si loti, i drejtë, i guximshëm dhe i palodhur në kauzën e çlirimit të atdheut duke mos marrë parasysh sesa e rrezikshme ishte rruga nga duhej ecur. Kam pasur fatin ta njoh përgjithësisht Fatosin dhe familjen e tij, – ka shkruar Azem Syla, – pasi ai ishte nip i profesorit Fadil Kelmendi. Në Balincë, në shtëpinë e tij kishim një bazë të sigurt në periudhën e ilegalitetit dhe njëkohësisht një skuadër luftëtarësh, pasi Fadili me gjithë bashkëshorten, me të gjitha vajzat dhe të gjithë djemtë u bënë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke njohur këtë familje me shumë vlera, nuk kishte si të mos ishte i tillë luftëtar edhe nipi i tij, Fatos Krasniqi”, i cili fitoj vlera si luftëtarë.”

Shumë emocione dhe detaje konkrete nga jeta luftarake e Fatos Krasniqit, solli edhe Hamdi Thaçi, i cili me vlererësimet e tij, e pasuaroi edhe më shumë monografinë e shkruar nga Fitim Çaushi. Në këtë promivim foli edhe prof. Ferhat Shala, si komandanti i njësisë “Pëllumbi”, ku bënte pjesë luftëtari Fatos Krasniqi. “Njësiti jonë, të gjithë bashkë, bëmë detyrën që na kishte ngarkuar Kosova”, e përfundoi ai vlerësimin e tij për dëshmorin Fatos Krasniqin.

Gjenerali Kudusi Lamaj, gjatë përshëndetjes së tij, e aktualizoi përmbajtjen e monografisë; “Jo më larg se dje, Kosovës iu shtua edhe dëshmori më i ri, prandaj duhet ta rritim ndërgjegjen atdhetare të brezit të ri, për betejat që mund t’i imponohen Kosovës në të ardhmen.”

Pjesëmarrësit të sallë i përshëndeti edhe akademiku Pëllumb Xhufi, i cili e trajtoi luftën e njësitit “Pëllumbi” në kuadrin e plotë politik, stratregjik dhe taktiktë të Luftës së UÇK për çlirimin e Kosovës. Përshëndeti dhe miku i familjes Krasniqi, Mjeshri i Madh Ermir Dizdari, i cili kishte punuar me Sherif Krasniqin në tre festivalet e Drenicës.

Një suprizë e papritur ishte përshëndetja e mjekut Laver Stroka nga Gjirokastra, i cili në muajt e shpërnguljes së popullsisë kosovare nga ushtria serbe, për në Gjirokastër, ishte caktuar për përkujdesjen e shërbimit shëndetsor ndaj tyre. Solli disa nga rastet e shumta tronditëse, të vuajtjeve të nënave kosovare dhe fëmijëve të tyre, por duke u kthyer në ato kohë, u emocionua deri në përlotje.  Duartrokitetjet nga salla e ndihmuan të dilte nga gjendja sentimentale dhe të përqëndrohej mbi raste nga vështirë e tyre. “Një fëmijë, i lindur gjat rrugës, i kishin lidhur kërthizën me gjalm. Kur mbritën në Pallatin e Sportit, konstatuam se qarja e fëmijës vinte nga që nëna nuk kishte qumësht t’i jipte, nga tmeri që kishin përjetuar nga barabaria serbe gjatë shpërnguljes. Gjiri i nënën ishte tharë. Kërkuam përmes Radio-Gjirokastrës, të parqitej  në Pllatin e Sportit, një nënë që e ushqente fëmijën me qumështin e gjirit. Qyteti ishte informuar për gjendjen dhe mbas disa minutash sheshi para Pallatit u mbush me gra, për t’i dhënë fëmijës të pinte, por edhe me çante me rroba fëmijësh. Ky ishte solidariteti i popullit shqiptar, i ngjizur shekuj më parë, para pushtimit serb.”

Pjesa e përjetimeve të shokëve të luftës, të familiarëve, e babait, nënës, bashkëshortes e të tjerëve, trajtojnë raportet ndërmjet strehëzës së ngushtë dhe shtëpisë së madhe me emrin Kosovë. Erdhi një ditë dhe sytë e Fatos Krasniqit u shuan nga predha e hasmit, një botë e madhe shpirtërore u kthye në një krater të ftohtë, shkoi në brigjet e një bote pa jetë, e cila e mori për ta përjetësuar në pragun e qiejve, duke e vënë krah përkrah me heronjtë e kombit. Në këtë materie që transformohet, do të mbeten përfytyrimet për Fatosin, si një shpirt i pasur njerëzor, duke merituar vlerësimin e popullit: ”Heronjtë nuk vdesin, sepse nuk harrohen”.

Një jetë që mbyllet tek të 26-tat, në lulen e rinisë dhe një histori që tejkalon jo thjeshtë moshën e heroit dhe brezit të tij. Në kuptimin figurativ, kjo monografi do të jetë si një pasaportë e përkushtimit dhe vetflijimit ndaj idealit më të madh njerëzor, Atdheut, e të gjithë dëshmorët e Luftës së Kosovës e meritojnë dhe do ta kenë një ditë nga një monografi të tillë, për të plotësuar kështjellën e madhe të sakrificave për Kosovën heroike, të pamposhtur dhe të përjetshme.”

Fatosi e justifikoi kujdesin e prindërve me sakrificën sublime, duke mishëruar dashuri të pakufishme për Kosovën mëmë. Trualli, ku u lind e u rrit Fatosi, i ndoqi me përkujdesje e drithërimë hapat e tij të parë, çeli lule të shumëllojshme për aromën dhe sytë e tij. Blerimet e cicërimat e ushqyen me këngën e Azem Galicës dhe Adem Jasharit ato ia rritën krenarinë dhe devocionin.

Të dy fëmijët e Fatosit i rriti dhe i shkolloi gjyshi, Sherif Krasniqi. Ata janë bërë qytetarë të denjë të Kosovës, për të cilën u flijua babai i tyre, Fatosi. Sherifi e ka zbukuruar mjedisin përreth shtëpisë me pemë e lule. Ky blerim gjithvjetor, i fton njerëzit e familjes së tij, nipër dhe mbesa, shokë dhe miq, ta vizitojnë Negrocin, ku është tretur malli i gjyshërve dhe i babait, malli për Fatosin. Ashtu si blerimi i përjetshëm i këtij gjelbërimi, do të mbetet i përhershëm kujtimi për Fatosin, do të ndihet jehona e zërit dhe malli i pashuar i Fatosit për Negrocin heroik  e të magjishëm, ku shpirti puqet me qiellin dhe prehja mbetet sublime. Nëpër gjenerata, shumëkush që ka rënë në fushën e betejës për popullin e tij, ka lënë diçka prej zjarri, prej flake prej ngjyre, prej tingulli, që e identifikojnë me pavdekësinë. I tillë do të mbetet Fatos Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. sc. Bekim Vishaj: Në shenjë përkujtimi, 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Dervish Shaqa  u lind në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, në vitin 1912. U …